Xhevdet Smakiqi: Ne do tu japim zgjidhje pakënaqësive të qytetarëve
Pas 6 tetorit kandidati i Nismës Socialdemokrate Xhevdet Smakiqi, ka thënë se partia e tij do të jetë në krye të Qeverisë ndërsa përvojën e tij prej 19 vitesh në institucione të drejtësisë është i vendosur për ta vënë në funksion të shtetit ligjor.
Smakiqi ka thënë se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të përballen me pakënaqësi të shumta, e të cilat ai së bashku me partinë e tij është i gatshëm t’i zgjidh.
Smakiqi ka thënë se jo profesionalizimi ka sjell në këtë situatë vendin.
“Përderisa kam kaluar karrierën nëpër institucione të ndryshme, erdha në përfundim se jo profesionalizmi e ka rritë pakënaqësinë e qytetarëve . Shpërndarja e buxhetit nuk bëhet në mënyrë adekuate, dhe jemi në krizë, ku vetëm ekspertët mund të na nxjerrin nga kjo krizë”, ka thënë Smakiqi.
Koalicioni Nisma Socialdemokrate dhe AKR sipas Smakiqit është koalicioni të cilit i prinë njeriu që ka bërë shumë në luftë dhe në paqe.
“Koalicionin tonë duhet t’i besojnë sepse kandidati ynë për kryeministër ka dëshmuar vetën në periudha të ndryshme dhe në qeverinë e kaluar, ku askush nuk kishte menduar për rritjen e pagës minimale, këtë e bëri Limaj”, ka thënë Smakiqi.
Ai duke qenë njeri i drejtësisë ka kërkuar që kjo e fundit të largohet nga politika e rrjedhimisht dhe politika nga drejtësia./FaktePlus/