Xhenxhefili redukton rrezikun e sulmit në tru
Xhenxhefili ndër shekuj përdoret si një nga erëzat për shumë gjella, por ka edhe traditë shumë të gjatë si një ilaç natyral për trajtimin e shumë sëmundjeve. Studimet kanë treguar se kjo bimë përmban nivele të larta të antioksiduesve, proteina, hekur, fosfor, kalcium, magnez, mangan, acid folik, vitaminë C dhe B6.
Ka një efekt qetësues në trupin e njeriut, relakson muskujt e tendosur, ndihmon kur kemi të bëjmë me grip dhe ftohje, si dhe ndihmon në largimin gurëve në veshka.
Është i mirë për të trajtuar viruset dhe për të reduktuar rrezikun e sulmit në tru. Përmirëson rrjedhën e oksigjenit nëpër trup dhe prandaj inkurajon qarkullim më të mirë. Me sukses lufton infeksionet dhe forcon sistemin imunitar.