Xhaka: Pres me padurim, që të luaj bashkë me këtë futbollist
Sipas Xhakës, Partey do të sjellë freski dhe kualitet në lojën e Arsenalit.
“Të gjithë në klub jemi të lumtur që kemi tani në skuadër një futbollist me cilësi të mëdha si Partey. Ai do të sjellë një mentalitet më ndryshe, ekuilibër në lojën tonë dhe mentalitetin fitues. Ai ka luajtur në Atletico Madrid, një lloj tjetër i futbollit dhe kjo mund të ndikojë për të mirë te ne. Mendoj se kam punuar shumë dhe do të jap më të mirën time për klubin” ka thënë Xhaka