Xhaka: Emocioni më i madh në karrierë ishte goli ndaj Serbisë
Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka është rikthyer të flas sërish për golin e shënuar për Zvicrën kundër Serbisë.
Zvicra para disa viteve bëri hapin e madh duke mposhtur Serbinë me rezultat 1 – 2, ku dy golat i shënuan Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Dje, derisa ishte drejtpërdrejt në “TikTok”, Xhaka është pyetur lidhur me këtë ndeshje. Ai tha se është ndeshja që ka pasur emocionet më të mëdha sidomos pas golit të shënuar dhe festës me shqiponjë.
“Emocioni më i madh deri sot në karrierën time ka qenë loja ndaj Serbisë në Rusi, ku dhashë edhe unë gol, por edhe Shaqiri. Ato kanë qenë emocionet që nuk mundësh të i përshkruash me fjalë. Shqiponja e bërë ka qenë spontan”.