Xhafer Gashi mbetet i vetëm, asamblistët e AAK-së japin dorëheqje
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si duket nuk i ka punët mirë edhe nëpër komunat e Kosovës.
Nëntë asamblistë nga AAK-ja para pak çastesh kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti në Komunën e Obiliqit.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus merr vesh se të nëntë asamblistët do të kalojnë në iniciativë qytetare.
Ditë më parë është raportuar se edhe kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi do të jep dorëheqje nga Aleanca e Ramush Haradinajt, mirëpo kjo nuk është mohuar e as pohuar nga vet Gashi.
Mirëpo FaktePlus merr vesh po ashtu se edhe vet kryetari Gashi pritet të jap dorëheqje pasdite sot.
Dorëheqjet e fundit në këtë komunë vijnë pas rezultateve të fundit të AAK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ndryshe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në Obiliq me 53.45 për qind, AAK 14.49 për qind, PDK 10.30 për qind dhe LDK me 9.45 për qind. /FaktePlus