Xavi: Messi është lojtari më i mirë në histori
Debati mbi lojtarin më të mirë në histori të futbollit është një nga debatet më të mëdha në këtë sport.
Mendimet janë të ndryshme, duke filluar nga emrat e të kaluarës si Pele apo Maradona, deri te Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.
Një koment mbi këtë çështje ka dhënë edhe ish anëtari i Barcelonës që tash është trajner i Al-Sadd, Xavi Hernandez.
“Ronaldinho është në nivelin e më të mirit, ndoshta ajo që i mungoi ishte konsistenca”, ka thënë Xavi.
“Ndoshta atij i mungoi konsistenca e të qenurit në maje. Për mua, vetëm Messi është mbi Ronaldinhon, pikërisht për shkak të konsistencës në vitet e fundit”, ka shtuar spanjolli.
“Messi është më i miri në histori, po Ronaldinho është me më të mirin. Të tjerët përcjellin”, ishin fjalët e ish anëtarit të Barcelonës.
“Ronaldinho është me më të mirët – me Ronaldo ‘fenomenin’, me Cristianon, me Messin – këtë grup”, ka thënë ndër të tjerash Xavi.
Messi ka shënuar 24 gola në 31 ndeshje këtë sezon, para se gjithçka të shkonte në pauzë si pasojë e Covid 19.