Xabi Alonso prezantohet si trajner i ekipit B të Real Sociedadit
Xabi Alonso i ka nisur hapat e parë në karrierë si trajner duke e marrë drejtimin e ekipit B të Real Sociedadit.
Ish-mesfushori spanjoll u pensionua nga loja aktive para dy vitesh, pas suksesit të arritur me klubet e mëdha, si Liverpool, Real Madrid e Bayern Munich.
Ai është shprehur i gëzuar që po e fillon këtë kaptinë të re në klubin e La Ligas, ku e filloi karrierën si futbollist para 20 vitesh.
“Jam shumë i gëzuar dhe dua të ndihmon në të ardhmen e Realit (Sociedadit). Jam shumë i lumtur për kthimin tim”.
“Mendoj se ka pasur shumë arsye për t’u kthyer, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë personal. Gjithçka ka vlerë”, ka thënë Alonso.
https://twitter.com/RealSociedad/status/1148649108640555011?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1148649108640555011%7Ctwgr%5E393039363b74776565745f6d65646961&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fxabi-alonso-prezantohet-si-trajner-ekipit-b-te-real-sociedadit%2F