Wolfsburg katër gola kundër Kukësit
Kukësi eliminohet nga Liga e Europës pas humbjes kundër gjermanëve të Wolfsburg.
Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme në stadumin kombëtar në Tiranë, përfundoi me rezultatin 0-4 në favor të gjermanëve.
Golat e këtij takimi u shënuan nga: Weghorst (’21, ’74), Lacroix (’33) dhe Mehmedi (’90).
Në këtë ndeshje Kukësi humbi një penallti ku goditja e fortë e Rrocës nga pika e bardhë u devijua nga portierin Casteels.
Me këtë humbje, Kukësi i mbyll këtu garat evropiane, kurse Wolfsburgu vazhdon tutje.