Windows 10, 2019 tani është i disponueshëm për testuesit
Kompania edhe më herët ka thënë që ky përditësim nuk është diçka e madhe.
Fokusimi kryesor i këtij përditësimi është në përditësimin dhe përmirësimin e performancës dhe në përmirësimin e cilësisë, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, nuk mund të themi që nuk ka karakteristika. Shtesat kryesore të përditësimit të nëntorit përfshijnë faktin që shiriti i kërkimit të file explorer tani mund të kalojë në OneDrive. Si dhe asistentët e zërit tani mund të ekzekutojnë edhe kur e keni në ‘lock screen’.