“White Lives Matter Burnley”, baneri racist i lëshuar në Man.City-Burnley, për të cilin po flasin të gjithë
Manchester City dhe Burnley po përballen në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier, derisa rezultati është 5-0 për Citizens.
Por, në fillim të ndeshjes, një dron ka fluturuar mbi Etihad Stadium, ku në banës shkruhej “Jeta e të bardhëve ka rëndësi Burnley” (White Lives Matter Burnley).
Plane flying over the City – Burnley match at Etihad displaying “White Lives Matter Burnley”.
The UK isn’t racist by the way.. pic.twitter.com/nD6nTNd71I
— Captain Pakistan🇵🇰⚒️ (@sirattweets_) June 22, 2020
Ka disa javë që ka filluar fushata “Black Lives Matter”, në shenjë proteste për vrasjen e George Floyd nga policët amerikanë.
Burnley ka lëshuar një njoftim se ata nuk janë mbrapa atij baneri dhe kanë ftuar autoritetet e vednit që të merren me rastin.
Club Statement https://t.co/n2wh8tFlv5
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) June 22, 2020
Klubi anglez reagoi ashpër se ata nuk bëjnë ndasi racore, fetare apo gjëra të nivelit të tillë, pasi janë bashkëpunues më të gjitha nivelet.
Baneri që fluturoi mbi stadiumin e Manchester Cityt ka ngjallur reagime të ashpër, pasi ai ishte racist dhe kundër personave të tjerë me ngjyrë.