WhatsApp do lejojë përdoruesit të hapin llogarinë e njëjtë në shumë pajisje
Megjithatë, një gjë e tillë u konfirmua nga platforma testuese e përditësimeve të aplikacionit ‘WABetaInfo’, duke thënë se sistemi është në punim e sipër.
Gjrumuesi tutje thotë se sistemi me shumë platforma do funksionojë për iPhone, Android, iPad, si dhe për Windows.
Përdoruesit do jenë në gjendje të përdorin llogarinë e tyre të WhatsApp-it në iPad, pa dalë nga e njëjta llogari në iPhone, apo anasjelltas.
Por, gjurmuesi nuk ka arritur ta ilustrojë nëpërmjet fotografive një risi të këtillë, kështu që ka mundësi të jenë vetëm thashetheme.