Wendy Williams nuk është më beqare
Wendy Williams duket se nuk është beqare më!
Moderatorja e talk show ka folur për jetën e saj personale, me theks të veçantë për jetën romantike, duke dhënë sinjale se ajo tashmë është në lidhje dashurie.
Por, jo me 27 vjeçarin me të cilin është parë në New York dhe Los Angeles.
54 vjeçarja ka thënë se i dashuri i saj është më afër moshës së saj.
“Unë nuk jam beqare më. Unë nuk jam e dashuruar. Nuk e di si ta shpjegoj. Unë nuk jam e dashuruar, por është dikush pas të cilit çmendem”, ka thënë ajo e emocionuar në “The Wendy Williams Show”.
“Nuk është ai që po mendoni. Ok? Një nënë nuk mund të jetë në lidhje me dikë aq të ri, por duket se me sharmin tim tërheq meshkujt e të gjitha moshave”, ka vazhduar tutje ajo.
“Djemtë 27 vjeçarë mendojnë se jam tërheqëse. E kuptoj, por kur vjen puna për të pasë diçka më serioze me një mashkull, unë e kërkoj dikë që është në të 50-at dhe ai duhet të punojë. Ai është mjek, ka qenë i martuar. Fëmijët e tij janë të moshës 20 vjeçare, dhe po, ai është me ngjyrë”.
Ëendy ka folur gjithashtu për fotografitë e publikuara me 27 vjeçarin Marc Tomblin me të cilin është thënë që është në lidhje.
“Ai është nga Los Angeles dhe ka ardhur në New York. Nuk ka qenë asnjëherë më herët në New York. Unë jam person që ta mbaj dorën, nëse del me mua, atëherë unë ta kap dorën”, ka thënë ajo.
Në muajin prill, Williams ka aplikuar për divorc nga Kevin Hunter, bashkëshorti i saj prej 22 vjetësh, pas raportimeve se ai kishte fëmijë me një grua tjetër.