Webometrics: Kolegji AAB dhe UP prijnë në arsimin e lartë në Kosovë
Në radhitjen e korrikut 2019, të publikuar nga ranglista e universiteteve botërore Webometrics, edhe kësaj here Universiteti i Prishtinës dhe Kolegji AAB mbeten lider të arsimit të lartë në vend. UP dhe AAB radhiten në mesin e 5 mijë institucioneve të para në botë, ndërsa në ranglistë janë përfshirë rreth 30 mijë universitete nga mbarë bota.
Universiteti i Prishtinës (UP), mbetet lider i arsimit universitar në vend bazuar në rezultatet e shpallura nga ranglista e universiteteve, Webometrics.
UP, prin nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë shqiptar, jo vetëm në vend, por edhe në trevat shqiptare, kjo edhe duke pasur parasysh traditën 50 vjeçare të funksionimit të tij.
Nëse analizohen të dhënat e Webometrics në 6 vjetët e fundit, nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend, Kolegji AAB ka shënuar progresin më të madh ndër vite, duke u renditur si institucioni i parë jopublik në vend.
Analizimi i rezultateve 6 vjeçare të kësaj renditje universitare në hapësirën mbarë shqiptare, tregon se Universiteti i Prishtinës dhe Kolegji AAB të cilët prijnë në listë, pasohen nga Universiteti i Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut dhe mandej janë të tjerë me radhë.
Webometrics, është ranglistë prestigjioze e cila publikohet që nga viti 2004, dy herë në vit në mënyrë të pavarur nga Këshilli Kombëtar Spanjoll i Kërkimeve.
Ndryshe, institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë, përveç dy të parave UP-së dhe AAB-së, të cilat radhiten në 5 mijë të parat në botë, renditen nga pozitat 13 mijë e mëposhtë në rangim global.
Webometrics, është ranglistë prestigjioze e cila publikohet që nga viti 2004, dy herë në vit në mënyrë të pavarur nga Këshilli Kombëtar Spanjoll i Kërkimeve.