VV përmbys rezultatin në komunën që e qeveriste PDK-ja, renditet e para
18/10/2021, 0:20
Lëvizja Vetëvendosje ka përmbysur rezultatin në Shtime, komunë që qeverisej nga PDK-ja.
Qemajl Aliu i VV-së ka 45,10% të votave ndërsa, Naim Ismajli i PDK-së ka 44,64%.
Në këtë komunë janë numëruar 35 vendvotime, ku VV-ja ka fituar 5.840 vota dhe PDK-ja 5.781 vota.