VV kërkon nga Kushtetuesja vendim për shkuarje në zgjedhje
Gjyqtari i Kushtetueses, Bekim Sejdiu, pyeti përfaqësusin e VV-së, Blerim Sallahu se a konsideron subjekti që ai përfaqëson se çdo votim i ndonjë vendimi nga deputeti Arifi është i kontestueshëm ligjërisht, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, Sallahu nuk pati përgjigje për këtë duke thënë se nuk e kanë përcjellur se në cilat seanca dhe votime ka marrë pjesë deputeti Arifi.
Sipas tij, Kushtetuesja duhet të marrë vendim për shkuarjen në zgjedhje.
“Ezaurimi procedural nënkupton që në të dy rastet kur qeveria nuk i ka marrë 60 vota. Ose gjykata të dërgojë vendin në zgjedhje, ose të kthejë procedurën para dekretit të dhënë të presidentit të Republikës së Kosovës. Procedurat janë ezauru dhe ne duhet të shkojmë në zgjedhje, sepse as në herën e dytë nuk është arritur të merren mbi 60 deputetë”, tha ai