VV e LDK në Kuvend, ambasadorët e QUINT-it nuk shihen askund
Që 20 minuta ishte paraparë që në Kuvend të Kosovës të fillonte takimi i LV-së dhe LDK-së me ambasadorët e QUINT’it në vend dhe përfaqësuesen e zyrës së BE-së.
Mirëpo, deri më tani, përveç zyrtarëve të lartë të të dy partive, në Kuvend nuk ka arritur asnjë prej ambasadorëve.
Madje, nga ambasada gjermane në Prishtinë dhe zyra e BE-së kanë deklaruar se nuk kanë marrë ftesë për takimin e sotëm.
Pavarësisht kësaj, para se të hynte në takim, nënkryetari i LV-së, Besnik Bislimi u shpreh i bindur se do të shkojnë ambasadorët.