VV distancohet nga sulmi me vezë ndaj zv.kryeministrit Hoti
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj komunikatës së LDK-së ku përmendeshin sulmet me vezë të vitit 2015 e 2016.
Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se ndërlidhja e sulmit me vezë ndaj Hotit me Vetëvendosjen është tendencë dashakeqe.
Në anën tjetër, sa i përket taksës dhe reciprocitetit, Manxhuka ka thënë se qasjet e të dy partive dihen dhe nuk ka asgjë të paqartë këtu.
Ky është postimi i tij:
Nderlidhja e VV-se ne sulmin me veze ndaj zv.kryeministrit Hoti eshte tendence dashakeqe qe per qellim ka futjen e pykes per koalicionin e shpreses. Koalicion te cilin qytetaret e vendosen ne zgjedhjet e 6 tetorit. Ne anen tjeter mirefilli dihen qasjet tona karshi takses dhe reciprocitetit dhe nuk ka asgje te paqarte ketu./FaktePlus