Vulin flet përçart: BE’ja po lejon që ‘siptari’ t’ju helmojnë fëmijët me drogë
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimet e tij fashiste ndaj shqiptarëve tha se Bashkimi Europian është bashkëfajtor në krimet e kosovarëve pasi po i toleron që ‘narko kartelet e tyre’ dhe se tani ky e ka kuptuar këtë pas rastit të Ramush Haradinajt sot. Ai shtoi se do të ishte mirë që Bashkimi Europian të heshtë edhe kur serbët të kërkojnë që të jetojnë në një shtet.
Ky koment i tij vjen pas deklaratës së kryetarit të AAK’së rreth referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe përgjigjen e tij ndaj reagimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.
Vulin përveç se ofendoi kosovarët dhe Ramush Haradinajn ai fajësoi edhe bashkësinë ndërkombëtare, të cilët i bëri bashkëfajtor pasi janë ata që i lejojnë narko kartelet ‘shiptari’ të helmojnë fëmijët europianëve.
“Më të rrezikshëm janë ata që heshtin për krimet e tij dhe ata që lejojnë që kartelet nga Kosova t’ju helmojnë fëmijët Europianëve” tha Vulin. Ai vazhdoi dhe kërcënoi europianët pastaj “Pasi Europa po hesht derisa lideri i narko kartelit po kërcënon me ‘Shqipërinë e Madhe’, atëherë le të heshtin kur Serbët thonë se duan të jetojnë në një shtet. Gjithçka që BE ju lejon ‘Shiptari’, do të duhet t’i lejoj edhe serbëve. Vucic po udhëheq politikë të paqes, por në mesin e politikanëve të ‘shiptari’ për këto politika nuk ka bashkëbisedues dhe këtë e dinte, por ka më pak politikanë në BE që këtë e kuptojnë, e këtë tani e di” tha Vulin.
Vulin që i pëlqen të endet me uniformë të zezë që i ngjanë mjaft lëvizjeve fashiste megjithëse ministrit serb i pëlqen ta quaj veten socialist pretendon se kosovarët – të cilët i fyen me termin pezhorativ që përdoret nga serbët ‘shiptari’ sa herë i vjen rasti sikur tani –se Haradinaj paraqet kërcënim për këta ‘shiptari’.
“Haradinaj me budallallëqet e tij dhe kërcënimet është i rrezikshëm më shumë për shqiptari, kokat e të cilëve po synon t’i hedhë e harxhojë në një lum gjaku që të tentoj të shpëtoj veten nga gjyqi dhe burgu” tha ministri serb Vulin.