Vuçiqi pret që Ura e Ibrit të hapet më 14 ose 15 gusht
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret që Ura e Ibrit në Mitrovicë të hapet më datë 14 ose 15 të këtij muaji.
Këtë deklaratë Vuçiq e dha gjatë një konference për media me ç’rast siç tha ai “pret provokime të reja”.
Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare do të përpiqet të vendosë liderë të rinj serbë, të cilët në fakt do të përpiqen të negociojnë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, raporton Danas.
Kreu i shtetit serb, i bëri thirrje KFOR-it që të mos lejojë hapjen e urës.