Vuçiq thërret konferencë, flet për zgjedhjet në Kosovë dhe vizitën e Lajçakut
Gazeta beogradase, “Novosti”, shkruan se pas mbledhjes së partisë SNS, Vuçiq do të flas për situatën aktuale politike në vend dhe rajon.
Theks i veçantë i konferencës do të jetë situata në Republikën e Kosovës.
Vuçiq do t’iu flas mediave për zgjedhjet në Kosovë dhe vizitën që pritet ta ketë i dërguarit special për dialog midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.