Vuçiq sot konsultohet me shqiptarët e Luginës për formimin e Qeverisë së Serbisë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohet sot me fillim prej orës 10:00 me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, për t’u konsultuar rreth formimit të Qeverisë së re të Serbisë.
Siç shkruan “Tanjug.rs”, ky takim do të zhvillohet në Beograd në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidencës së Serbisë.
Po ashtu, sipas këtij mediumi, Vuçiq do të konsultohet edhe me partitë e tjera.
Theksojmë se në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët për herë të parë kandiduan me një listë të përbashkët “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, kanë arritur që t’i sigurojnë tri ulëse në Kuvendin e Serbisë.