Vuçiq paralajmëron vaksinë kundër COVID-19 deri në fund të vitit
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se Serbia është në bisedime me një vend i cili e ka gati vaksinën kundër virusit COVID-19.
Vuçiq nuk tregoi që për cilin shtet bëhet fjalë.
“Së shpejti do ta nënshkruajmë protokollin për bashkëpunim, por nuk mund t’ju them se cili vend është”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur gazetarëve në Beograd.
Sipas tij Serbia do të jetë ndër 30 vendet e para që do ta marrin vaksinën, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Shumë vaksina gjatë muajve të fundit janë testuar për të ardhur në një gjetje përfundimtare që t’i jepte fund COVID-19 i cili ka marrë mijëra jetëra njerëzish dhe ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.