Vuçiq: Nuk jam aq i arsimuar sa ta di edhe gjuhën shqipe
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se përveç se do të dëshironte ta vizitonte Shkodrën dhe Vlorën, shprehu dëshirën që ta mësonte edhe gjuhën shqipe, përcjellë Periskopi.
“Kisha dashur të njoh, nuk kam qenë në Shkodër, nuk kam qenë në Vlorë, ajo që kam dëgjuar nga njerëzit është se është shumë mirë”, u shpreh Vuçiq.
Ai po ashtu tha se nuk ka nivel aq të lartë të arsimimit sa ta dinte edhe gjuhën shqipe.
“Nuk kam nivel aq të lartë të arsimimit që ta si gjuhën tuaj, po besoj që do të mund ta mësoj. Njohja e gjuhëve të rajonit është diçka që na përafron”, tha Vuçiq pasi e pranoi dhuratën nga gazetari shqiptar, që ishte një fjalor me terme shqip-serbisht dhe anasjelltas.