Vuçiq e konfirmon: Kemi dërguar 9 mjekë në veri të Kosovës
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq konfirmoi se mjekë nga Serbia kanë hyrë sot në Kosovë për të trajtuar të prekurit me koronavirus në veri të vendit.
Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se nëntë punëtorë mjekësorë kanë hyrë sot në Kosovë.
“Unë mund t’u them njerëzve tanë në Kosovë se ne jemi me ta, ashtu si me çdo pjesë tjetër të vendit tonë”, tha Vuçiq në një konferencë për shtyp.
I pyetur për situatën epidemiologjike në komunitetet serbe në Kosovë, Zëvendësdrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Batut Milan Jovanoviç, tha se mbikëqyrje epidemiologjike intensive po kryhet në të gjitha pjesët e vendit.
Ndërkohë Kossev shkruan se numri i të infektuarve me koronavirus në Mitrovicën e Veriut ka arritur në 12.