Vritet një nga ekstremistët më të kërkuar në Pakistan
Oficeri i policisë, Kashif Husain tha se tre bashkëpunëtorë u larguan gjatë shkëmbimit të zjarrit, duke lënë armë në vendngjarje: dy pistoleta, një pushkë dhe municion, raporton Associated Press.
Ai e identifikoi ekstremistin e vrarë vetëm si Niaza dhe shtoi se ai gjithashtu e përdorte pseudonimin Zeshan.
Husaini deklaroi se Niaz ishte aktiv brenda grupit taliban pakistanez Tarek-e-Taliban në provincën e Punjab në rajonin Hazro.