Vritet një 30-vjeçar në Podujevë, Policia arreston të dyshuarin
M.K, 30-vjeçar është vrarë në fshatin Pakashticë të Podujevës, ndërkaq Policia ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i dyshuari është F.B, 34-vjeçar.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy armë të gjuetisë.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç, Në vendngjarje janë sekuestruar , dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.