Vritet gjenerali i nëntë rus në Ukrainë
Një tjetër general i lartë i ushtrisë ruse ka humbur jetën në luftën në Ukrainë. Andrei Simonov është komandanti më i fundit që humbi jetën në betejë dhe i nënti në radhë që nga nisja e luftës, sipas mediave të huaja.
Simonov, thuhet se u vra pranë qytetit të Izyum në rajonin verilindor të Kharkiv. Pamjet e shpërndara në mediat sociale duket se tregojnë goditjen nga një raketë. Sulmi thuhet gjithashtu se shkatërroi mbi 30 automjete të blinduara ruse, duke përfshirë tanke.
Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych tha gjatë një interviste se rreth 100 rusë u vranë në sulm, duke përfshirë Simonov. Lajmin e bëri të ditur edhe këshilltari i qeverisë Anton Gerashchenko në llogarinë e tij në Telegram.
Numri i komandantëve të Putinit që humbën jetën në Ukrainë vazhdon të rritet, si një goditje dërrmuese për liderin rus.
Gjithsej nëntë gjeneralë rusë janë vrarë tani në luftën e Putinit së bashku me 36 kolonelë dhe 300 oficerë. /abcnews/