Vriten dy gjyqtare të Gjykatës Supreme në Afganistan
Persona të armatosur të paidentifikuar kanë vrarë dy gjyqtare të Gjykatës Supreme në Afganistan, në mëngjesin e të dielës, kanë deklaruar nga policia e atjeshme.
Të dyja gjyqtaret të cilave akoma nuk iu është bërë i ditur identiteti u qëlluan me armë dhe shoferi i tyre është plagosur, përderisa ishin duke shkuar në punë.
Ky sulm vjen në kohën kur Qeveria e Afganistanit është duke zhvilluar bisedime me përfaqësues të talibanëve për të arritur paqe për vendin.
Një zëdhënës i talibanëve ka thënë se luftëtarët e saj nuk ishin të përfshirë në këtë sulm,
Presidenti i vendit, Ashraf Ghani, me anë të një deklarate të lëshuar ka dënuar sulmet ndaj civilëve nga talibanët dhe grupet e tjera militante.
Këto ditë atje është duke tërhequr trupat ushtarakë edhe SHBA-ja, shkruan Reuters.