Vriten 15 persona në Papua Guinean e Re
Së paku 24 persona, përfshirë edhe shumë fëmijë dhe gra janë vrarë gjatë një masakre të tmerrshme që ka ndodhur në provincën Hela në Papa Guinean e Re.
Padurimi mes fiseve lokale zgjat tashmë dy dekada ndërsa nga e shtuna janë intensifikuar përleshjet në fshatrat Munim, Peta dhe Karida.
Zyrtarët lokalë njoftuan se janë gjetur kufomat e masakruara të 24 personave ndërsa druhet se bilanci i vërtetë i të vrarëve është shumë më i madh.
Kryeministri i Papua Guinesë së Re, James Marape, tha se në rajonet e krizës nevojiten forca shtesë policore meqë është e paarritshme që 60 policë të kujdesen për një rajon në të cilin jetojnë 400 mijë njerëz.
Marape porositi se vrasësit do të kapen dhe dënohen me vdekje.