Vret veten kryemjeku i Stade Reims pasi doli pozitiv me koronavirus
Lajm tragjik nga futbolli francez në këtë periudhë të vështirë të pandemisë së Koronavirusit.
Bernard González, mjeku kryesor i Stade Reims (klub i Ligue 1) vdiq në moshën 60-vjeçare, pasi ishte diagnostikuar bartës i Koronavirusit.
Në fakt, Gonzales nuk ka qenë i shtruar në spital, pasi gjendja e tij ishte e stabilizuar, por, sipas “Le Parisien”, ai është vetëvrarë.