Vrau qenin e komshiut, burrit nga Klina i konfiskohet pushka
Një burrë nga Klina ka raportuar në polici se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri dhe ia ka vrarë qenin
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në fshatin Kërrnicë të komunës së Klinës, njofton policia në raportin 24 orësh.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte lëshuar gjedhet në kullosë me të cilat kishte qenë edhe qeni i tij i cili dyshohet se ishte vrarë me armë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili ka deklaruar se në oborrin e shtëpisë së tij me pushkë gjuetie për të cilën posedon leje e kishte vrarë qenin e viktimës pasi ai kishte sulmuar atë”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
Po ashtu, policia njofton se nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me një gëzhojë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.