Vrau fqinjët pasi ia vodhën fjalëkalimin e internetit
Është raportuar se një njeri në Pakistan është arrestuar për vrasjen e babait dhe djalit të cilët kanë jetuar afër shtëpisë së tij, për shkak se ja kanë vjedhur fjalëkalimin e internetit.
Policia ka deklaruar për media se hulumtimi për këtë çështje është duke u kryer, raporton “The Indepedent”.
Të afërmit e viktimave kanë thënë se kanë pranuar kërcënime për vdekje para se të ndodh me të vërtet, pasi kanë pasur argumente para dy muajve.
Personi i cilisipas policisë quhet Qasim e ka kërcënuar edhe djalin e dytë të viktimës. Pas raportimit në polici për kërcënime i dyshuari është fshehur.
Përdorimi i internetit të dikujt tjetër nuk është ilegale në Pakistan, mirëpo disa njerëz e konsiderojnë si ‘mëkat’ islamik.