“Vrasje, plaçkitje, rrahje gjithandej”, Çitaku: Dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2023/11/Screenshot_2-16.jpg)
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur e tronditur me dy vrasjet e mbrëmshme në kryeqytet.
Çitaku ka thënë se dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë në vend.
“Dy vrasje brenda natës në kryeqytet.
Përtej dhimbjes dhe solidaritetit me familjarët e viktimave, dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë. Vrasje, plaçkitje, rrahje gjithandej.
E tmerrshme”, shkruan Çitaku.
;
Fillimisht mbrëmë Policia bëri të ditur se një grua është vrarë nga të shtënat me armë zjarri.
Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë gjetur një person pa shenja jete.
Siç u bë e ditur, viktima është gruaja e Naim Murselit, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit. Dorasit ende nuk janë kapur.
Pa kaluar shumë kohë, Prishtina u trondit nga një vrasje tjetër.
Një 29 vjeçar theri për vdekje me thikë babanë e gruas së tij.
I dyshuari për vrasjen 55 vjeçarit Reporteri.net merr vesh është Edon Bujupi. Ai pasi theri me thikë babanë e gruas u arratis nga vendi i krimit me një veturë të tipit Mercedes.