Vrasje për hakmarrje, lajmëroni policinë nëse e njihni këtë person
Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë ka lëshuar kërkesë për ndihmë nga qytetarët për kapjen e një të dyshuari.
Përmes një komunikate për media, Policia njofton se personi i kërkuar është Besnik (Elez) Balaj i lindur më 29.03.1958 në fshatin Isniq në Deçan.
I dyshuari po kërkohet për veprën “Vrasja nga hakmarrja”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]