Ndryshe, me 3 janar 2023, rreth orës 04:00 pas një përleshjeje të nisur në lokalin e natës “Kobra City”, nga të shtënat me armë zjarri një person mbeti i vrarë, kurse një tjetër është plagosur, të dy shtetas të Shqipërisë.

Sipas prokurorisë konflikti,  nisi lidhur me pagesën e faturës së shpenzimeve.

Lidhur me rastin është arrestuar Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” dhe pesë të tjerë.

Lokali i natës  në Prizren, ku nisi një përleshje e cila përfundoi me një të vdekur e një të plagosur, është mbyllur nga Drejtoria komunale e Inspektoratit.