Vrasja e Fazli Hoxhës, autorët i dolën në pritë pas iftarit! Viktima kishte rrahur vëllanë e tyre në Itali (Detaje)
Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Klinë të Kosovës, ku mbeti i vdekur i riu Fazli Hoxha.
Një sherr në Itali dyshohet se i ka kushtuar jetën të riut. Viktima kishte rrahur në Itali vëllanë e të dyshuarve (njërin nga të dyshuarit) dhe ata donin të marrnin hak.
Ata i dolën në pritë familjes së tij pas darkës së iftarit në një parking restoranti dhe e qëlluan me armë Fazli Hoxhën, ku të plagosur mbetën edhe dy vëllezërit e këtij të fundit.
Mësohet se katër të arrestuarit për vrasjen e 23 vjeçarit janë vëllezër. Ata janë: A.G. lindur me 1980, N.G.lindur më 1992, A.G.lindur më 1998, B.G.lindur më 1985, B.G.lindur më 1974.
I pesti që dyshohet për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale është xhaxhai i të dyshuarve. Ky i fundit dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarit për të shkuar dhe larguar nga vendi i ngjarjes, megjithatë po hetohet nëse mund të ketë ndihmuar edhe në aspektet e tjera për kryerjen e vrasjes.
Të dyshuarit janë në ndalim për 48 orë e pritet që prokuroria themelore e Pejës të bëjë kërkesë për paraburgim gjatë ditës.
Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, ku po zbardhen të gjitha rrethanat e ngjarjes.