Vrasja e 48 vjeçares në Llaushë: Protestuesit kërkojnë shkarkimin e komandantit të Policisë dhe Prokurorit
07/01/2022, 12:46
Në Skenderaj po protestohet kundër dhunës dhe vrasjes së grave, duke dënuar vrasjen e L.Q nga bashkëshorti në Llaushë të Skenderajt.Protesta paqësore është organizuar nga OJQ Gratë Intelektuale të Drenicës.
Me moton “Vrasja nuk është virtyt trimërie por forma më e ulët e ligështisë”, ato po protestojnë para Gjykatës e Stacionit të Policisë në Skenderaj.
Ndryshe, vrasja e rëndë ka ndodhur të mërkurën, në fshatin Llaushë të Skenderajt.