Vrasja e 2 vëllezërve në Krujë, policia identifikon autorin e krimit
Dy vëllezër në Gramës të Krujës u vranë mbrëmjen e djeshme.
Viktima janë shtetasit Gramoz Bardhi 34 vjeç dhe Xhentil Bardhi 24 vjeç.
Në informacione jozyrtare dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje.
Policia ka identifikuar ndërkohë autorin e dyshuar të ngjarjes.
Dy drone që filmojnë dhe në erresirë po kontrollojnë zonën. Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea në ndjekje të autorit dhe po vijon krehja e zonës.