Vrasësi i George Floyd kërkon gjykim të ri
Ish-oficeri i policisë në Minneapolis Derek Chauvin i dënuar muajin e kaluar për vrasjen e George Floyd ka kërkuar një gjykim të ri.
Ekipi juridik i Chauvin ka paraqitur dokumente gjyqësore që pretendojnë se ka pasë sjellje të pahijshme nga prokurorët dhe juristët.
Chauvin, i cili u pa në video se mbajti gjurin e tij në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, u shpall fajtor për vrasje dhe vrasje pa paramendim.
Avokati i tij thotë se klienti i tij ishte privuar nga një gjykim i drejtë.
Në dokumentet e gjykatës Eric Nelson argumenton se procesi nuk ishte i paanshëm për shkak të publicitetit që pati rasti para gjyqit, shkruan BBC.
Ai shkruan se rasti ishte “përhapur aq shumë dhe ishte aq paragjykues” para dhe gjatë gjykimit, sa që arriti në një “defekt strukturor në procedurë”