Vozitje në kahje të kundërt, ‘Golf 2-shi’ i rrezikon të gjithë në komunikacion
Golf 2-shi vazhdon të jetë vetura “legjendare” e komunikacionit në Kosovë. I pari për të mirë e për të keq, ky model shpesh është protagonist në komunikacion në rrugët e Kosovës.
Vëmendjen e ka marrë edhe sot në autostradën për Ferizaj, në rrugën e Veternikut.
Golf 2-shi shihet duke lëvizur në kahje të gabuar në autostradë duke rrezikuar seriozisht të gjithë në komunikacion.
Madje, siç mund të shihni në videon, në një moment gati sa nuk përplaset ballë për ballë me një veturë në lëvizje.
Mësohet se Policia më pas i është vënë pas dhe ka ndaluar mjetin për këtë shkelje të madhe në komunikacion