Drejtuesit e automjeteve në të shumtën e rasteve po i shkelin rregullat e komunikacionit, duke rrezikuar kështu edhe vetën por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtoria rajonale në Mitrovicë, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një  veturë e  cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h  në zonën  ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë(5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti.