Votuesit serb po kthehen në Kosovë, deri në 60 minuta pritje në pikat kufitare Jarinjë dhe Dheu i Bardhë
Pritje të gjata janë parë sot gjatë ditës për të hyrë nga Serbia në Kosovë, pasi që qytetarët serb të Kosovës morën pjesë në zgjedhjet në Serbi kanë filluar të kthehen.
Kolonat më të gjata për të hyrë në Kosovë ishin te pikat kufitare në Bërnjak ku qytetarët pritën nga 20 deri në 30 minuta, ndërsa te Dheu i Bardhë pritja zgjati nga 45 deri në 60 minuta sipas të dhënave deri në orën 18:11, raporton Telegrafi.
Qytetarët serb në Kosovë sot kanë udhëtuar për të votuar në Serbi, pasi që votimi në territorin e Kosovës nuk u lejua me nga Qeveria e Republikës së Kosovës.