Voton kandidati i PDK-së për Leposaviq: Do t’i rikthejë banorët e Koshtovës, Bistricës e Cerajës
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Leposaviqit, Shaqir Hetemi, ka votuar sot në qendrën e votimit në fshatin Bistricë.
Hetemi ka thënë se procesi deri tani po shkon mbarë dhe nuk kanë vërejtje për ndonjë parregullësi.
”Do të tentoj t’i rikthej banorët e Koshtovës, Bistricës e Cerajes në shtëpitë e tyre sepse nuk gëzojnë të drejta”, është shprehur ai mes tjerash në prononcimin e tij.