Voton deputeti i Listës Serbe, tregon haptas kujt ia jep votën
Kanë filluar zgjedhjet parlamentare në Serbi, ndërsa votimet janë organizuar të mbahen edhe në Kosovë, përkatësisht në veri të Mitrovicës.
Deputeti nga Lista Serbe, Slavko Simic ka votuar në Leposaviq ku edhe ka treguar haptas se për kë votoi.
“Për një qeveri të fortë dhe të fuqishme, një shtet për Serbinë tonë! 1 Aleksandar Vučić – Për fëmijët tanë!”, ka shkruar ai.