Votim grupor në diasporë – Tre persona mbushin 50 fletëvotime
Gazeta Metro ka siguruar një video ku një person me emrin Vedat Kelmendi ka publikuar disa foto dhe një video-incizim duke votuar së bashku me dy vajza të tjera.
Në video shihet se si V.K shihet duke plotësuar 50 fletëvotimet të shpërndara mbi tavolinë, ku i përgatisin ato për t’i dërguar në zyret e KQZ-së në Prishtinë përmes Postës.
V.K në bazë të fotografive në Facebook-un e tij personal shihet se është një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Votimi me Postë nga ana e mërgimtarëve ka përfunduar me 20 shtator, kurse keqpërdorime të shumta janë vërejtur edhe në këto Zgjedhje të 2019.
Kujtojmë se në bazë Kushtetutës së Kosovës dhe nenit 89.3 dhe 89.4 thuhet se askush nuk lejohet të voton në emër të një votuesi tjetër, përpos atyre që janë me aftësi të kufizuar në atë mënyrë që nuk është në gjendje të shënojë ose hedh fletëvotimin dhe/ose është analfabet mund të ndihmohet nga një person tjetër i zgjedhur nga votuesi nëse ai kërkon një ndihmë të tillë.
89.3 Askush nuk lejohet të votojë në emër të një votuesi tjetër, përveç në përputhje me dispozitat e nenit 89.5 të këtij ligji.
89.4 Secili votues e plotëson fletëvotimin e vet në fshehtësi mbrapa kabinës së votimit. Vetëm një person lejohet mbrapa kabinës së votimit gjatë një intervali të caktuar kohor përveç nëse votuesi ka kërkuar ndihmë nga personi tjetër, siç përcaktohet në paragrafin 5 të këtij neni.
Më poshtë keni videon ku mund të shihni edhe ju votimin.