Von Cramon: Amerika në Kosovë po bën autogol me dimension historik
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kritikuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Kosovës, për mbështetjen e shprehur për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj, në rrjetin social Twitter, në internet, Von Cramon i ka reaguar ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, pas deklaratës së tij pro mocionit.
“Një autogol i SHBA’së në Kosovë me dimension historik”, ka vlerësuar Von Cramon.
“Si mundeni ju, një ambasador, të gëzoheni të shihni rrëzimin e një qeverie funksionale gjatë pandemisë së koronavirusit?”, e ka pyetur eurodeputetja gjermane, ambasadorin amerikan.
“E pabesueshme. E papërgjegjshme. Më vjen shumë keq për qytetarët e Kosovës. Ata nuk e meritojnë këtë”, është shprehur ajo.
An own goal of the US in #Kosovo with a historical dimension. How can you an ambassador be pleased to see a functional government tumbling in the #CoronaPandemic? Unbelievable. Irresponsible. I feel terrible sorry for the citizens of #Kosovo. They don’t deserve this. https://t.co/oLA0XCdpen
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) March 24, 2020