Vogëlushi dëgjon violinën për herë të parë dhe magjepset
Videoja virale e cila është postuar në Twitter nga nëna dhe mësuesja e muzikës, Audrey nga New Yorku, shfaq djalin e saj të vogël duke vrapuar pas tingullit të instrumentit me tela, përderisa muzikantja fillon të luaj me të.
Vogëlushi, i cili dëgjon muzikën për herën e parë, vrapon drejt instrumentit para se të ulet në këmbët e violinistes në interpretimin e një kënge të Elvis Presleyt, të titulluar “Can’t help falling in love”.
Gjatë momentit befasues, vogëlushi i vogël, i cili është i veshur për t’u bërë gati për qethjen e parë të tij, ec drejt burimit të tingullit të muzikës dhe nuk mund t’iu besojë veshëve të tij.
My baby's reaction to hearing a violin for the first time… pic.twitter.com/8ndBunAaPq
— Audrey (@AudreysMMB) March 28, 2019
Vogëlushi ulet në tokë dhe vazhdon ta shikojë me huti muzikanten që qëndron sipër tij.
Pasi ngrihet përsëri në këmbë, vogëlushi kureshtar mbahet për këmbët e violinistes dhe e përqafon atë me shumë kënaqësi.
Videoja virale është postuar në faqen e Twitterit të Audreyt më 27 mars me mbishkrimin: “Reagimi i vogëlushit tim pasi e dëgjon për herë të parë violinën…”
Videoja që nga ajo datë ka pasur më shumë se 2.74 milionë shikime, shkruan “Daily Mail”.