Vodhën 5 mijë euro në barnatore, arrestohen tre persona
Sot janë arrestuar tre persona të cilët kanë vjedhur pesëmijë euro në një barnatore në Prizren.
Rasti ka ndodhur në janar në një barnatore në qytetin e Prizrenit ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin arritur të grabisin një sasi të parave në vlerë rreth 5000 (pesëmijë euro).
“Andaj përkushtimi dhe profesionalizmi i policëve hetues të rajonit të Prizrenit, duke siguruar prova dhe dëshmi në lidhje më këtë ngjarje, fillimisht e kanë gjetur kasafortën e cila ishte e vjedhur dhe pas identifikimit të personave të dyshimtë të njëjtit i ka ballafaquar me provat ku edhe e kanë pranuar se e kanë kryer veprën penale të grabitjes”, thuhet në njoftim.
Në këtë rast dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar personat e dyshimtë si plaçkitës:
B.G mashkull i lindur në vitin 1994
L.B mashkull i lindur në vitin 1989 dhe
E.K femër e lindur në vitin 1995
Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshimit janë ndaluar nëmbajtje në afat prej 48 orë.
Me rastin po merren hetimet rajonale në Prizren të cilët ndaj të dyshuarve do të përpilojnë kallëzim penal./FaktePlus