Vjosa Osmani thërret konference për nesër, s’e tregon arsyen
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi adresuar mediave, ka treguar se nesër do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në ora 12:00 në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
“Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, të premten, më 1 maj 2020, mbanë konferencë për media. Koha: 12:00 Vendi: Oborri i Kuvendit (hyrja e deputetëve – holli i Kuvendit). Jeni të mirëseardhur!”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë që arsyeja e konferencës nuk është bërë e ditur, thirrja e saj ndodhë pak orë pasi presidenti i vendit ka mandatuar bashkëpartiakun e Osmanit, Avdullah Hotin për Kryeministër, derisa partia e kryeparlamentares ka dërguar në Kuvend nënshkrimet e deputeteve për thirrjen e seancës për votimin e qeverisë së re nga LDK, AAK, NISMA e minoritetet.