Vjosa Osmani paraqitet me lopatë në dorë para objektit të Qeverisë e Kuvendit (Foto)
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës është paraqitur sot para objektit të Kuvendit e Qeverisë së Kosovës.
Në fakt ajo është bërë pjesë e një aksioni për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit.
Osmani me lopatë në dorë gërmoi në hapsirën para objektit të Kuvendit e Qeverisë për të mbjellë një pemë.
Ajo si rrallë herë prejse janë ngritur tensione brenda LDK-së pas zhvillimeve të fundit politike, ishte nën shoqërimin e disa zyrtarëve të LDK-së, siç është nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala.
“Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, e shoqëruar nga nënkryetari Kujtim Shala dhe bashkëpunëtorët, kanë mbjellë një pemë në hapësirën përpara objektit të këtij institucioni”, thuhet në një njoftim të Kuvendit.